Analisti Azdren Shala gjatë një interviste në emisionin “Balkan Update” në ABC News theksoi se vendimmarrja politike në Kosovë, prej vitesh, është përqendruar te një figurë e vetme, duke iu referuar kryeministrit Albin Kurti.
Sipas Shalës, kjo qasje ka ndikuar negativisht në funksionimin demokratik dhe në rolin e opozitës, ndërsa paralajmëroi se vazhdimësia e një modeli të tillë qeverisjeje mund të dëmtojë më tej stabilitetin institucional dhe politik të Kosovës.
“Problemi në Kosovë prej vitesh është se gjërat politike, përcaktohen nga një person i vetëm, që është Albin Kurti. Kurse, ajo që e quan veten opozitë e ndjek dëshpërueshëm. Zgjedhja e krizës varet nga Albin Kurti.
Mua nuk më shqetëson fakti i LDV-së. Çdo ditë që qeveris Kurti, Kosova po dëmtohet. Një mandat tjetër i plotë i Kurtit dëmton Kosovës. Logjika e Kurtit prej pushtetarit, synon që të marrë të gjitha pushtetet, legjislativin, ekzekutivin dhe gjyqësorin.
Atij nuk i intereson posti i presidentit, pot kërkon që të marrë të gjitha pushtetet. Kurti nuk do një person parimor që të kontrollojë çdo pushtet”, u shpreh analisti.


