Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Linda Idrizi, shqiptarja që synon të ndryshojë politikën britanike

schedule12:57 - 15 Prill, 2026

schedule 12:57 - 15 Prill, 2026

Nga rrugët e Shkodrës deri në institucionet vendimmarrëse të London, rrugëtimi i Linda Idrizit është historia e një gruaje që nuk u dorëzua kurrë përballë sfidave. Sot, ajo garon për këshillin bashkiak në zonën e Surrey, duke u kthyer në një zë të fortë për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.

E larguar nga Shqipëria në vitin 2012, si shumë emigrantë të tjerë, ajo u përball me vështirësitë e fillimit. Por me punë, përkushtim dhe besim, arriti të integrohet dhe të ndërtojë një jetë të qëndrueshme në një vend të ri. Sot, pas 14 vitesh përvojë në fushën e edukimit dhe një rruge të gjatë formimi akademik, ajo hedh një hap të madh: hyrjen në politikë.

Kandidimi i saj me Liberal Demokratët në zgjedhjet lokale të 7 majit nuk është thjesht një garë personale, por një mision për përfaqësim. Linda nuk kërkon pushtet, por shërbim, një filozofi që e ka udhëhequr në çdo hap të jetës së saj.



Nënë e tre vajzave, të rritura në Londër, ajo mbart me vete përgjegjësinë dhe krenarinë e një prindi që dëshiron një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë. Për të, politika nuk është një qëllim në vetvete, por një mjet për të sjellë ndryshim real në jetën e njerëzve.

E angazhuar prej vitesh në çështje publike, si në Shqipëri ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Linda Idrizi ka dëshmuar se zëri i një individi mund të bëhet zë i një komuniteti të tërë. Ajo synon të forcojë praninë dhe ndikimin e shqiptarëve në institucionet britanike, duke i dhënë atyre përfaqësimin që meritojnë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!