Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

“Partizani”, Paro Laçi përballë Berishës/ Në gjyq thirren 11 dëshmitarë nga SPAK, edhe Taulant Balla si kallëzues

schedule11:51 - 15 Prill, 2026

schedule 11:51 - 15 Prill, 2026

Ish President i klubit Partizani, njëkohësisht ish gardist Paro Laçi pritet të dëshmojë përballë ish kryeministrit Sali Berisha në dosjen Partizani, në GJKKO.

Fillimisht Gjykata e Posaçme do thërrasë listën e dëshmitarëve të kërkuar nga Prokuroria e Posacme, duke nisur nga Taulant Balla.

Taulant Balla do të pyetet në cilësinë e kallëzuesit. SPAK kërkoi që në proces të thërriten 11 dëshmitarëve për seancën e radhës, por trupi gjykues i kryesuar nga Elsa Ulliri vendosi  për shtatë prej tyre. Në seancën e 30 prillit, pritet të dëshmojnë Taulant Balla, Afrim Tole, Isa Tare, Bujar Labinoti, Albert Xhani, Dhurata Çela si edhe Petrit Kullolli.



Treshja gjykuese kryesuar nga Elsa Ulliri, dhe anëtarë Bib Ndreca dhe Rudina Palloi, pranuan gjithashtu që si dëshmitar në proces të thërritet edhe kryeministri Edi Rama në cilësinë e ish kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë u refuzua kërkesa e mbrojtjes së Berishës dhe Malltezit, për të thirrur si dëshmitar oficerin e BKH Besmir Karanxha.

Berisha është marrë i pandehur për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka nxjerrë akte nën ligjore për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi që në kundërshti me ligjin të përfitonte pronë në ish-kompleksin “Partizani”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!