Katër forca zjarrfikëse ndodhen në zonën e njohur si “Farmacia 10” në kryeqytet, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve që përfshiu një kompleks banimi.
Dyshohet se brenda ndërtesës ka ende banorë, të cilët nuk kanë arritur të dalin.
Nga flakët është dëmtuar fasada e pallatit, teksa ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
“Pallat është përfshirë nga flakët, nuk po neutralizohen. Janë më shumë se 4 forca zjarrfikëse që po mundohen t’i fikin. Mendohet të ketë persona brenda banesave të tyre. Fasada e kompleksit është përfshirë nga flakët. Ende nuk dihen me saktësi nëse ka persona që kanë mbetur të bllokuar. Shumica e banorëve të këtij kompleksi kanë dalë jashtë, por dyshohet që të ketë persona të mbetur brenda. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo”, raportoi gazetarja Bleona Prengzaj./abcnews.al


