Gjykata e Apelit ka dënuar me burgim të përjetshëm 64-vjeçarin Isuf Hasa i cili vrau fqinjin e tij Xhemal Meta në vitin 2025.
Apeli rëndoi dënimin duke prishur vendimin e Gjykatës së shkallës së parë Tiranë e cila në janar të këtij vitit e kishte dënuar 64-vjeçarin me 25-vite burg.
Isuf Hasa u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për vrasjen e fqinjit të tij 81 vjeccar, ngjarje e regjistruar në Shëngjergj të Tiranës.
Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje me pasojë vdekjen’ pasi autori shkoi në shtëpinë e viktimës ku pas një konflikti e goditi Metën me çekiç në pjesën e prapme të kokës, duke i shkaktuar vdekjen. Hasa i mori viktimës një shumë parash, ndërsa çekiçin e fshehu në shtëpinë e vajzës së tij./abcnews.al


