Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Samiti në Tiranë/ “Gjuha, turizmi dhe ekonomia në fokus”, Erjon Begaj: Shqipëria, një urë lidhëse me Diasporën!

schedule13:25 - 14 Prill, 2026

schedule 13:25 - 14 Prill, 2026

TIRANË- Këshilltari i Kuvendit për Diasporën, Erjon Begaj gjatë intervistës në “News Line” në ABC News, vlerësoi si shumë pozitiv organizimin e këtij Samitin të Diasporës në Tiranë, duke thënë se është një pikënisje për një komunikim më të konsoliduar me shqiptarët.

Gjatë intervistës, ai gjithashtu theksoi se ka shumë me rëndësi që Diaspora të bëhet një urë lidhëse mes investitorëve të huaj që t’i sjellin në Shqipëri.

“Sot kam pasur rastin të jem në disa takime dhe në forumin ekonomik pamë pjesëmarrje tepër të lartë të biznesmenëve të Diasporës. Nuk ishte vetëm tema e ekonomisë, por edhe e gjuhës e kapitalit politik. Por ajo që u interesonte më shumë se si kjo Diasporë kapitalin e saj ta bëjë të mundur dhe të kontribuojë në Shqipëri. Po ashtu sot kemi pasur mundësi me ministrin e Ekonomisë, po ashtu do të kemi takime të tjera për të krijuar në komunikim më të strukturuar. Samiti është pikënisje, por nuk është vetëm ky sepse do të vazhdojmë me takime të tjerë për të pasur më shumë prezencën tonë në Shqipëri. Paketa e Maleve do stimulonte shumë ekonominë, është energjia e rinovueshme është Bujqësia, por këto janë tema që do strukturoren në muajt dhe javët e ardhshme”, tha mes të tjerash ai.



Më tej ai shtoi se njohja e pensioneve është një nga ligjet më të suksesshme të qeverisë italiane dhe shqiptare, duke nënvizuar se gjithashtu kërkohet edhe një koordinim me Ministrinë e Arsimit, pasi Gjuha Shqipe është një tjetër element me rëndësi. Po ashtu tha se e drejta e votës është një tjetër element i rëndësishëm, që tashmë është realitet.

“Parlamenti nëse do të ketë një takim me përfaqësi dhe shoqata biznesi ku do të shprehin të gjitha këndvështrimet e tyre. Në muajt në vijim do ketë takime të tjera. Këto tre ditë janë ditë plenare. Po ashtu ajo që ne kërkojmë është një vazhdimësi i këtij Samiti”, shtoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!