Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Barcelona kërkon “mrekullinë”/ Champions, katalanasit në një provë të vështirë në Madrid

schedule12:40 - 14 Prill, 2026

schedule 12:40 - 14 Prill, 2026

Duket se gjithçka është e vendosur. Atletiko arriti një fitore të madhe 2-0 në “Kamp Nou” ndaj Barcelonës në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, dhe në stadiumin e vet, në prani të 70 000 tifozëve, i ka të gjitha shanset për kualifikim.

Katalanasit mund të kenë talent pa fund, por ndaj këtij kundërshtari kanë dështuar këtë sezon kur ka ardhur puna tek sfida me eliminim direkt, siç ndodhi në Kupën e Mbretit.

Trajneri Hansi Flik e pati të qartë këtë, ndërsa skuadra e tij arriti në Madrid për të synuar thuajse të pamundurën. Mungesat nuk janë të shumta, por janë të rëndësishme.



Nuk është pak kur I dëmtuar është Rafinja, ndërsa edhe Kristensen nuk I përgjigjet apelit. Flik ka një statistikë që jep shpresë ndaj kolegut të tij Simeone dhe Atletikos, pasi në 11 ndeshje ka 6 fitore dhe vetëm tri humbje.

Po ashtu, Barçka ka bilanc pozitiv ndaj kundërshtarit, edhe pse në Madrid është më lart Atletiko, dhe në Champions bardhekuqtë kanë tre fitore e vetëm një humbje. Skuadra kryeqytetase ndërkaq nuk ka shqetësime të tilla, pasi Diego Pablo Simeone I ka të gjithë lojtarët të gatshëm.

Parashikimet nga superkompjuteri “Opta” janë që Barcelona mund të fitojë në “Uanda Metropolitano”, por jo që edhe të kualifikohet. Shanset “blaugrana” për fitore janë mbi 50 për qind ndaj 27 për qind të vendasve, por Atletiko është 79.6 për qind favorite për kualifikim në gjysmëfinalen e Championsit. Ndoshta, katalanasit duhet të kënaqen vetëm me titullin kampion.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!