Arturo Vidal është kthyer në një çështje. Largimi i tij nga katalanasit është shumë pranë, pasi së fundmi mesfushori ka vendosur të padisë klubin për disa bonuse që ai mendon se i takojnë. Bëhet fjalë për një shifër që kap vlerën e 2.4 milionë eurove.
Nga ana tjetër klubi katalanas pretendon se lojtari nuk po interpreton saktë kontratën e nënshkruar. Në këtë situatë është Interi që po mundohet të përfitojë. Barcelona kërkonte deri më tani 20 milionë euro për kartonin e mesfushorit nga Kili.
Interi ishte ndalur në 12 milionë. Me siguri katalanasit do të duhet të ulin çmimin dhe të flasin me Vidal për zgjidhjen e problemeve që kanë mes tyre. Drejtuesit e Barcelonës do të duhet të gjejnë një zgjidhje të shpejtë, pasi Valverde ka kërkuar që mesfushori të mos shitet. /abcnews.al