Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

SHBA nis bllokimin e Hormuzit/ Sulm anijeve iraniane dhe atyre që i paguajnë taksë Iranit

schedule18:44 - 13 Prill, 2026

schedule 18:44 - 13 Prill, 2026

Ushtria Amerikane ka nisur zyrtarisht bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave me Teheranin në orën 4 të pasdites së kësaj të hëne.

Përmes një statusi në Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se Marina Amerikane do të eliminojë çdo anije iraniane që përpiqet të shkelë bllokadën detare amerikane.

“Marina iraniane është shtrirë në shtratin e detit, plotësisht e shkatërruar: 158 anije. Ne nuk e shënjestruam numrin e tyre të vogël të asaj që ata e quajnë ‘anije sulmi të shpejtë’, sepse nuk i konsideronim ato një kërcënim të madh. Kini kujdes: nëse ndonjë nga këto anije i afrohet bllokadës sonë, ato do të eliminohen menjëherë, duke përdorur të njëjtin sistem shfarosjeje që përdorim kundër trafikantëve të drogës në anijet në det. Është i shpejtë dhe brutal”, shkroi Trump në Truth.



Irani ka deklaruar se bllokimi i Ngushticës së Hormuzit do të sjellë hakmarrjen e tyre të fortë me sulme të reja ndaj vendeve të Gjirit, ndërsa më herët kryeparlamentari iranian deklaroi se do të jetë Irani që do të kontrollojë ngushticën me çdo kusht.

Përmes një postimi në X, Mohamed Bagher Ghalibaf tha se së shpejti bota do të ndjejë nostalgji për çmimet aktuale të naftës, me çmimet që mund të shkojnë 4 deri në 5 dollarë për litër.

Ngushtica e Hormuzit është një pikë kyçe për tregtinë globale të energjisë, pasi rreth një e pesta e naftës botërore kalon përmes saj. Bllokimi i saj gjatë konfliktit, tashmë në javën e shtatë, ka shkaktuar krizën më të rëndë energjetike ndonjëherë. Ushtria Amerikane ka deklaruar se anijet që kalojnë tranzit në këtë ngushticë dhe të cilat nuk kanë si destinacion final portet iraniane nuk do të pengohen në lundrimin e tyre, me Uashingtonin që thotë se informacione shtesë do t’u ofrohen tregtarëve përmes një njoftimi zyrtar. Pakistani ka deklaruar se armëpushimi dyjavor mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po vijon, ndërsa ka deklaruar se ka ende shpresë për arritjen e një marrëveshjeje; nga ana tjetër, Izraeli ka deklaruar se ky armëpushim mund të thyhet nga momenti në moment.

Bllokada amerikane ndaj ngushticës së Hormuzit vjen pas dështimit të bisedimeve të fundjavës në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit. Një zyrtar amerikan tha se Irani e hodhi poshtë thirrjen e Uashingtonit për t’i dhënë fund të gjithë pasurimit të uraniumit, çmontimit të të gjitha objekteve kryesore të pasurimit dhe transferimit të uraniumit shumë të pasuruar. Irani gjithashtu refuzoi kërkesat për të ndërpresë financimin për Hamasin, Hezbollahun dhe rebelët Huthi, si dhe të hapë plotësisht Ngushticën e Hormuzit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!