Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Trofe “Puskas”, kemi një fitues/ Goli më i bukur i vitit vjen nga kampionati i Marokut

schedule12:38 - 13 Prill, 2026

schedule 12:38 - 13 Prill, 2026

Gara për çmimin “Puskas”, për golin më të bukur të vitit në futbollin botëror mund të quhet që tani e mbyllur.

Driss El Jabali realizoi golin e vitit dhe ndoshta të jetës në ndeshjen e kampionatit maroken. “Rabona” e tij ishte spektakolare dhe në të njëjtën kohë vendimtare, pasi i dhuroi skuadrës së MAS Fez fitoren 1-0 kundër Ëydad.

Ai që e bën më të jashtëzakonshëm është fakti që El Jabali nuk është sulmues dhe as mesfushor.



Ai zakonisht luan si qendërmbrojtës ose mbrojtës i djathtë, dhe ky ishte goli i tij i parë në tre sezonet e fundit me MAS Fez.

Për këtë arsye, golat nuk bëjnë pjesë në repertorin e tij sportiv. Por sido që të shkojë deri në fund të karrierës, El Jabali ka se me çfarë t’i krenohet fëmijëve të tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!