Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Asani, gol në Champions/ Sulmuesi kuqezi shënon në ndeshjen e parë të sezonit në Azi

schedule11:16 - 15 Shtator, 2026

schedule 11:16 - 15 Shtator, 2026

E ka si shtëpinë e tij të dytë. Championsi i Azisë është një konkurrim me të cilin Jasir Asani është tepër I lidhur dhe ja ku e dha provën e radhës.

Ylli ofensiv shqiptar shënoi një gol dhe krijoi një tjetër, që në debutimin në sezonin e ri.

Esteglal fitoi thellë, 3-0 në Teheran ndaj rivalit nga Katari, Al Sad, dhe lojtari kuqezi ishte më I miri në fushë.

Asani hapi ndeshjen me golin në minutën e 9-të.

Pastaj, pasoi për shokun e skuadrës, Saharkizian, në nisje të pjesës së dytë, në 47’.

Futbollisti sulmues I krahut qendroi në fushë deri në fund, duke pasur edhe përgatitjen e duhur fizike për të hedhur hapin e parë të duhur në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve të kontinentit më të madh të botës.

Në total, këtë sezon ai ka 4 gola e dy asistë në 8 ndeshje, përfshi edhe 7 në kampionatin e Iranit, në të cilin Esteglal është në vendin e dytë.

Edhe vitin e kaluar, Asani ishte I dalluar në Champions, ndonëse luajti në nivelin e dytë, duke shënuar 4 herë në 8 ndeshje, ndërsa kulmin në Ligën kryesore të Kampionëve të Azisë e pati me ekipin koreanojugor Kuangju, kur realizoi 9 herë në 10 ndeshje, një më pak se Këpuca e Artë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!