Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Ka lindur një tjetër Usain Bolt/ Australiani Gout jep rekord botëror për U20 në 200 metra

schedule12:33 - 13 Prill, 2026

schedule 12:33 - 13 Prill, 2026

Nuk duhet ta harroni lehtë këtë emër. Edhe nëse e bëni, i quajturi Gout Gout, një sprintier fenomenal nga Australia, do të bëjë vetë që ta kujtoni.

Ky 18-vjeçar realizoi diçka madhështore duke thyer rekordin botëror për të rinj në 200 metra, e duke qenë më i shpejtë sesa “Perëndia e atletikës”, Usain Bolt.

Sprinti I tij I mrekullueshëm u realizua në kampionatin e Australisë duke dhënë kohën 19”67, rekordi botëror për 20 vjeçarët. Gout ia doli edhe pse është ende 18 vjeç dhe deri kur të arrijë 20, do të ketë mundësi ta përmirësojë rekordin e tij personal botëror.



Gjithçka ndodhi në kushte normale atmosferike me erë brenda normave. Gara ishte e shkëlqyer sepse edhe Endi Marfi dha kohën shumë të mirë 19”88.

Rekordi I mëparshëm botëror ishte 19”69 dhe mbahej nga amerikani Errion Najton vendosur në 2022. Usain Bolt, ndërkaq, rekordmeni për të rritur në 100 e 200 metra, arriti deri në 19”93 në vitin 2004 kur ishte 18 vjeç.

Pritet që Gout të synojë pikërisht nivelet e xhamajkanit dhe besohet se adoleshenti me origjinë nga Sudani I Jugut mund t’ia dalë të përmirësojë kohët legjendare 9”58 në 100 metra dhe 19”19 në 200 metra në garat më të shpejta të atletikës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!