FIER- Policia ka dhënë detaje të reja mbi ngjarjen në lagjen “8 shkurti” në Fier, ku një 47-vjeçar, që dyshohet se kishte shkuar për të vjedhur u gjet pa shenja jete.
Nga këqyrja paraprake, ka rezultuar se viktima Ilir Zarka, nuk ka shenja dhune dhe as prerje që mund të jenë shkaktuar nga xhami.
Trupi i 47-vjeçarit do t’i nënshtrohet ekspertizës, por dyshimet e policisë janë për asfiksi, pasi hapësira ku kishte ngecur viktima ishte shumë e ngushtë.
Viktima është gjetur i bllokuar mes xhamit të thyer në pjesën e kraharorit, ndaj dyshohet se është asfiksuar, pasi nuk ka mundur të lëvizë nga frika se mund të pritej nga xhami i dritares./abcnews.al


