Ushtria amerikane ka ndërmarrë një seri sulmesh ajrore në Oqeanin Paqësor lindor, duke shënjestruar mjete lundruese të dyshuara për trafik droge.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, SOUTHCOM bëri të ditur se sulmet u drejtuan ndaj dy motoskafeve të dyshuara si pjesë e rrjeteve të trafikut të narkotikëve. Videoja e operacionit është bërë publike dhe është cilësuar si “e deklasifikuar”.
Sipas ushtrisë amerikane, në sulmin e parë u vranë dy persona të cilësuar si “narko-terroristë”, ndërsa një tjetër mbijetoi. Në sulmin e dytë u raportua se u vranë tre persona të tjerë.
Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi identitetin e viktimave apo origjinën e mjeteve lundruese. Operacioni është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të SHBA-së për të luftuar trafikun ndërkombëtar të drogës në rajon.
Applying total systemic friction on the cartels.
On April 11, at the direction of #SOUTHCOM commander Gen. Francis L. Donovan, Joint Task Force Southern Spear conducted two lethal kinetic strikes on two vessels operated by Designated Terrorist Organizations. Intelligence… pic.twitter.com/sRXTFYCWXu
— U.S. Southern Command (@Southcom) April 12, 2026


