Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti Begaj uron nga Korça: Gëzuar Pashkën, të bëhemi më solidarë me njëri-tjetrin!

schedule13:32 - 12 Prill, 2026

schedule 13:32 - 12 Prill, 2026

KORÇË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nga Mitropolia e Korçës, ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Pashkës.

Në një deklaratë për mediat, kreu i shtetit uroi paqe, dashuri dhe mbarësi për të gjithë shqiptarët, në veçanti për besimtarët ortodoksë që kremtojnë këtë festë të shenjtë.

Begaj apeloi për më shumë solidaritet dhe respekt në shoqërinë shqiptare, duke theksuar rëndësinë e vlerave njerëzore dhe bashkëjetesës.



“Jam sot i gëzuar që gjendem në Korçë për të uruar nga Mitropolia e Korçës të gjithë besimtarët ortodoksë: Gëzuar Pashkën! Qoftë një Pashkë e bekuar për të gjithë besimtarët, por edhe për të gjithë shqiptarët. Uroj që drita e qiririt e marrë mbrëmë në kishë të ndriçojë zemrën e çdo individi dhe të gjithë shoqërisë sonë. Të bëhemi më të mirë për njëri-tjetrin, më solidarë dhe më të mbarë për njëri-tjetrin”, u shpreh presidenti.

Ai uroi gjithashtu drejtuesit e Mitropolisë së Korçës për një shërbesë të mbarë dhe të suksesshme.

“I uroj dhe hirësisë së tij, që të ketë shërbesë të mbarë e të suksesshme këtu në Mitropolinë e Korçës”, theksoi Begaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!