Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur një aksion të gjerë kontrollesh në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, me qëllim gjetjen dhe sekuestrimin e sendeve të paligjshme në qeli ose në ambiente të tjera, të cilat futen ilegalisht nga të paraburgosurit ose të dënuarit.
Aksioni nisi fillimisht në IEVP Durrës, ku pak ditë më parë u ushtruan kontrolle në qelinë e kryebashkiakut të Durrësit Erion Veliaj, te qelia e ish ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj si dhe në qelinë e ish kryeprokurorit të Vlorës Aurel Zarka.
Në asnjërën prej tyre forcat operacionale dhe strukturat e sigurisë, nuk gjetën sende ilegale, por në bllokun tjetër të këtij institucioni u gjet një aparat celular i fshehur në një tualet, i cili u sekuestrua si provë material.
Kontrolle të imëtsishme u ushtruan këtë të shtunë edhe në IEVP Rrogozhinë, aty ku u gjetën mjete të të improvizuara prerëse, karikues, pajisje elektronike dhe aksesorë komunikimi.
Ky aksion sipas drejtorisë së përgjithshme të burgjeve do të vijojë në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit, për të goditur çdo fenomen të paligjshëm, pa asnjë kompromis.
Kjo lëvizje erdhi menjëherë pas emërimit Adriatik Kupit në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pas largimit të Klevis Qoses.