Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndalimi i dënimit të dyfishtë/ Ministri Gogu: E drejtë themelore e qytetarit, të mos dënohet përsëri për të njëjtën vepër

schedule10:27 - 10 Prill, 2026

schedule 10:27 - 10 Prill, 2026

Gjykata Kushtetuese, në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Avokatëve, zhvilloi një konferencë shkencore të fokusuar në një nga parimet më të rëndësishme të së drejtës, “Ne Bis in Idem”, në kontekstin kombëtar dhe ndërkombëtar, duke vënë në pah sfidat e hasura në praktikën gjyqësore.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu deklaroi se një qytetar nuk duhet të dënohet përsëri për të njëjtën vepër penale.

Gogu shtoi se një nga sfidat e këtij parimi, është interpretimi gjyqësor, që sipas tij, duhet të ndjekë zhvillimet e këtij standardi europian.



“Sot, ne shohim që parimi është duke u transformuar nën juridiksionin e dy gjykatave europiane. Është një nga garancitë themelore të shtetit të së drejtës, nuk mundemi që ne të ndalojmë, ndëshkojmë për të njëjtin fakt penal. Doja të qëndroja në dy momente. Nga njëra anë, kemi jurisprudencën e Europës, nga ana tjetër ka filluar një jurisprudencë edhe Gjykata e Luksemburgut. Sfida më e madhe është koherenca, standardi europian është duke u formuar. Elementi i dytë, është shtrirja territoriale. Nga njëra anë është e drejta themelore e qytetarit që mos të ndiqet, por dhe legjitimiteti i vendeve, ku vepra penale ka shkaktuar pasoja në të dyja vendet, kanë të drejtë ta mbrojnë interesi i tyre publik. Në planin tonë kombëtar, kemi dy sfida. Njëra sfidë është interpretimi gjyqësor. Interpretimi gjyqësor duhet t’i ndjekë zhvillimet e këtij standardi europian. Për ne si ministri Drejtësie, duhet përafrimi i legjislacionit. Roli i Ministrisë së Drejtësisë, besoj se na çon në një nevojë të domosdoshme, që ka të bëjë me dialogun”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!