Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se ekipet ukrainase të dërguara në Lindjen e Mesme gjatë luftës SHBA-Izrael kundër Iranit kanë rrëzuar disa dronë iranianë.
“Ne u demonstruam disa vendeve se si të punojnë me interceptorët. A i shkatërruam shahedët iranianë? Po, e bëmë. A e bëmë vetëm në një vend? Jo, në disa. Dhe sipas mendimit tim, ky është një sukses.”, tha ai.
Forcat ukrainase, sipas Zelensky, morën pjesë në operacione aktive jashtë vendit duke përdorur dronë interceptues të prodhuar në vend dhe të testuar në betejë.
Kjo shënon pranimin e parë publik të ndihmës ajrore të Kievit për aleatët e Lindjes së Mesme nga presidenti i Ukrainës./abcnews.al


