Politologu Alban Daci e sheh si një fitore të presidentit amerikan, Donald Trump, arritjen e armëpushimit SHBA-Iran për një periudhë dy javore.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Daci u shpreh se Irani është një dinasti dhe regjimi është vendosur për të sunduar vendin.
Ndër të tjera, Daci deklaroi se kërkesat e Iranit ndaj SHBA, nuk do të pranohen.
“SHBA janë superfuqia botërore, kanë rregulla të rëndësishme të funskionimit të demokracisë. Nuk ka asnë lloj hamendësimi që SHBA mund të përdorin armë të tilla. Nëse fraza e Donald Trump ishte do iu kthejmë në epokën e gurit, është shumë e fortë psikologjikisht dhe të çon në një armëpushim, sesa vazhdim të konfliktit. Unë nuk kisha asnjë lloj surprize, pavarësisht se ka ende pyetje, se çfarë do të ndodhë. Ky konflikt do të përfundojë. Në marrëdhëniet ndërkombëtare, paqja është kufi mes mbarimit të një lufte dhe fillimit të një lufte tjetër. SHBA, edhe Izraeli, që janë partnerë dhe aleatë, kishte iluzon se do të pushtonin territore. Regjimi i Iranit, është regjim sui generis. Në konfliktin e SHBA me Iranin, faktori fetar është më i papërfillshëm. Irani, ka ndërtim regjimi, që ka qëllim të vetëm, për të pasur monopolin e sundimit të Iranit. Është dinasti, formë mbretërie e padeklaruar. Trump po bën atë që do bënte çdo lider. SHBA kanë sanksione ndaj Iranit që në 1979. Irani nuk ka treguar qasje tjetër ndaj SHBA dhe Izraelit. Sot, situata ekonomike në Iran nuk është dhe aq e mirë. Nëse do të ngrihet populli iranian, Trump nuk e merr më në konsideratë. Të gjitha kërkesat që kërkon Irani, nuk kanë për t’u pranuar. Irani mbetet problem edhe për vendet e tjera arabe që janë në zonë”, theksoi ai./abcnews.al


