Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Irani vazhdon “luftën” në futboll/ Qeveria e Teheranit kërcënon sërish me tërheqjen nga Botërori

schedule12:41 - 8 Prill, 2026

schedule 12:41 - 8 Prill, 2026

Raketat kanë ndalur pas armëpushimit në konfliktin e SHBA dhe Izraelit me Iranin, por “lufta” vazhdon në futboll. Ndryshe nga sa pritej, Irani ka zbehur besimin e FIFA, duke kërcënuar sërish zyrtarisht tërhiqjen nga finalet e Kupës së Botës, nëse ndeshjet e Grupit B kundër Belgjikës, Egjiptit dhe Zelandës së Re nuk zhvendosen nga toka amerikane në Meksikë. Ky pretendim, sipas qeverisë iraniane mbështetet në arsye serioze të sigurisë.

Ministri i Sportit në Teheran, Ahmad Donyamali e ka përshkruar mundësinë që skuadra kombëtare të luajë në Los Angeles dhe Seattle si “shumë të ulët”, duke përmendur mungesën e garancive logjistike dhe deklaratat e fundit të Donald Trump si pengesa të pakapërcyeshme.

Në deklaratën e fundit mbi këtë çështje të bërë pak javë më parë, presidenti amerikan nxiti tensionet me një mesazh enigmatik, duke thënë se “skuadra iraniane është e mirëpritur, por nuk besoj se është e përshtatshme që ata të marrin pjesë, për sigurinë dhe jetën e tyre”.



Pavarësisht presionit diplomatik dhe një kërkese zyrtare për një ndryshim vendi për të shmangur zemrën e konfliktit politik të vazhdueshëm, FIFA ende nuk ka bërë ndonjë lëshim, duke e lënë fatin sportiv të ekipit në duart e qeverisë iraniane, e cila pret “garanci konkrete” para se të marrë një vendim përfundimtar.

Tani qeveria botërore e futbollit përballet me një tjetër problem, pasi duhet të gjejë zgjidhje nëse Irani me të vërtetë bojkoton “Botërorin 2026”. Neni 6.7 i rregullores i lejon FIFA-s të zgjedhë një zëvendësues sipas “diskrecionit të saj të vetëm”. Në këtë mënyrë, praktika e vendosur dhe merita territoriale do të shpërblenin Emiratet e Bashkuara Arabe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!