Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha, “mreti” i telekomandës/ Çupi: Kreu i PD del në media për të mbrojtur kapitalin e tij kriminal

schedule18:45 - 7 Prill, 2026

schedule 18:45 - 7 Prill, 2026

TIRANË– Nëse ju duket se Sali Berisha dominon praninë në ekrane, perceptimin e keni të saktë.

Kreu i PD mund të humbasë rregullisht zgjedhjet, por prania e tij në ekrane është në shifra të larta. Vetëm në muajin shkurt, Sali Berisha ka zënë 76 për qind të kohës televizive politike.

Ai ankohet se Rama kontrollon mediat, por në fakt mediat janë shumë të dashura me të, edhe kur ai nxit dhunë ndaj tyre.



Analisti i njohur, Frrok Çupi, u shpreh në “Tirana Live” se Sali Berisha është një figurë politike keqbërëse, që ka sulmuar vazhdimisht mediat në vend. Ai shprehet se kryetari i PD “mbush” ekranet televizive me qëllim për të mbrojtur kapitalin kriminal, që e ka vendosur përmes pushtetit të padrejtë.

“Berisha është një keqbërës, që sulmon mediat. Berisha del në televizor për të kërcënuar viktimën, që është populli. E gjitha bëhet për të mbrojtur kapitalin kriminal”, tha ai.

Ai u ndal dhe te procesi i integrimit në Bashkimin Europian, ndërsa tha se Shqipëria ka bërë hapa para, ndonëse ka dhe kundërshtarët e saj në këtë proces.

“Kemi një afrim shumë të madh dhe sukses, afrimin me BE, por kemi dhe kundërshtarët e këtij procesi. Në sondazh ishte që 65% e shqiptarëve donin BE”, theksoi Çupi.

Më tej, Çupi pohoi se Partia Demokratike dhe vetë Sali Berisha nuk bëjnë politikë duke dëgjuar njerëzit, siç bën Partia Socialiste, por se në kampin blu flitet një gjuhë tjetër, të cilën vetë analisti e cilësoi si “gjuha e zogjve”.

“PD dhe Berisha bëjnë shaka tragjike, sepse nuk e kanë me gjithë mend politikën. Ata nuk i dëgjojnë njerëzit. Ata flasin gjuhën e zogjve”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!