Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Skandali me matësit e energjisë/ LDK dorëzon dosjen në polici

schedule17:37 - 7 Prill, 2026

schedule 17:37 - 7 Prill, 2026

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar nga hetuesit policor lidhur me çështjen e matësve elektrikë, një problem që opozita e ka ngritur publikisht, duke deklaruar se qytetarët janë duke u manipuluar me bekimin e shtetit dhe ministrisë së tregtisë .

Ai hyri në Drejtorin e Hetimeve në Policinë e Kosovës me një dosje të madhe, ku tha se janë provat që do të paraqesi para hetuesve.

“Unë edhe njëherë po iu kujtoj juve që të gjitha këto manipulime dhe gjithë ky skandal i madh që ka filluar me njehsorët elektrikë po mundohet me u minimizua edhe nga ana e KEDS dhe nga ana e qeverisë në këtë rast nga ministri e Industrisë. Ku po thonë që këto devijime që i kanë pranuar dhe i kanë tërhequr disa njehsor elektrikë nga qytetarët e masin saktë sasinë, por nuk po tregojnë se ku është problemi.”



Azemi paralajmëroi se gjatë kësaj jave do të nis nënshkrimin e peticionit nga qytetarët e Kosovës për të kompensuar paratë e humbura.

Ai kërkon nga KEDS që asnjë matës i energjisë elektrike të mos largohet pa praninë e Policisë së Kosovës, në të kundërtën sipas tij është vepër penale.

“Po kërkoj që mos të lejohen intervenimet që të hiqen provat nga qytetarët e Kosovës sepse këto janë vepër penale. Uroj që ky proces të shkoj mirë dhe qytetarët të kompensohen në fund…”

Sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës nga 884 matës të energjisë të verifikuar sipas tyre, 87% e aparaturave për matjen e energjisë elektrike faturojnë qytetarët më shtrenjtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!