Dueli i shumëpritur midis Deontay Wilder dhe Tyson Fury është zyrtarizuar ditën e sotme. Dy boksierët e peshave të rënda do të ndeshen më datë 22 shkurt në “MGM Arena”, në qytetin e Las Vegas.
Fury dhe Wilder ishin protagonistë të një dueli fantastik më 1 dhjetor të 2018-ës, ku në fund të 12 raundeve vendimet e 3 gjyqtarëve nuk arritën të shpallnin një fitues.
Ata i lënë të dy boksierët e pamposhtur me një barazim, i vetmi në karrierën e secilit prej gjigantëve të ringut. Tashmë ata janë gati për duelin e radhës, nga i cili pritet që të arkëtohet një shumë rekord që i kalon 100 milionë dollarët.
https://twitter.com/ppvboxing_live2/status/1210627621609852928