Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pogaçar sërish “mbret” i Flanders/ Çiklisti i madh slloven triumfon në Klasiken e Pranverës

schedule13:39 - 7 Prill, 2026

schedule 13:39 - 7 Prill, 2026

E dimë se ky sport e ka fituar emblemën e tij.

Është Tadej Pogaçar fytyra e çiklizmit të kësaj dekade, dhe ylli nga Sllovenia u përsërit.

Pasi fitoi në Milano-SanRemo shkëlqeu në garën e dytë klasike njëditore këtë vit, në Turin e Flandrës.



Në moshën 27-vjeçare është në kulmin e formës dhe distancën prej 278 kilometrash e përshkoi për 6 orë, 20 minuta e 7 sekonda.

Flandra është ndër itineraret më të vështira, me pjesë të rrugës me kalldrëm, por Pogaçar është I papërmbajtshëm edhe në 2026.

Ai fitoi konkurrimin me rivalin e tij të madh, holandezin Matjë Van der Pël që mbeti 34 sekonda prapa, ndërsa në vendin e tretë doli çiklisti vendas, Belgu Remko Evenepël.

Kampioni nga Sllovenia I dha tonin garës gjatë gjithë kohës dhe realizoi sulmin përfundimtar 18 kilometra përpara finishit.

Për Pogaçarin tani janë 3 fitore në Turin e Flandrës, aq sa është edhe rekordi, që e mbajnë 8 çiklistë, ndërsa ai ka nderin e madh që të ketë një sukses më shumë sesa legjenda Edi Merks.

Në total, slloveni ka 12 fitore në garat klasike të quajtura “Monumentet”, I dyti për të gjitha kohët, ndërsa në krye është pikërisht “Kanibali” Merks me 19 suksese.

Tashmë, pritet që Pogaçar të vazhdojë me klasiket për të shkuar në garat e mëdha të verës, mbi të gjitha Turi I Francës, e ndoshta edhe njëra prej Xhiros së Italise apo Vueltës së Spanjës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!