Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Padia “qorre” e PD/ Kallëzim për ish bashkiaken, por nuk provon pretendimet e televizionit të familjes

schedule10:08 - 7 Prill, 2026

schedule 10:08 - 7 Prill, 2026

Deputetët e PD, Gazmend Bardhi dhe Elda Hoti kanë mbërriture në Gjykaten e Posaçme, ku janë thirrur si dëshmitarë në procesin gjyqësor të Zyra Islamaj, ish kryetares së komanduar të Bashkisë Tropojë.

Gazmend Bardhi dhe Elda Hoti janë thirrur si dëshmitarë në cilësinë e kallëzuesit ndaj Islamajt. Bashkë me dy deputetët, do të paraqiten edhe Xhelal Mziu, Bledion Nallbati.

Zyra Islamaj, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.



Bëhet fjalë për një tender për ndërtimin e një ure në fshatin Luzhë të Tropojës, ku kryebashkiakja e komanduar, kishte interesa personale.

Islamaj, rezulton se është përpjekur përmes një tenderi të hapur, të favorizojë ndërtimin e një ure në dobi të familjarëve të saj.

Ajo ka ndërhyrë tek ndërtuesi, Rrok Gega për të ngritur urën mbi përroin që kalon pranë shtëpisë së motrës së saj. Njëkohësisht planifikoi të angazhonte edhe teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve, punonjës në Bashkinë Tropojë, për ta ndihmuar ndërtuesin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!