Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se nuk mund t’u jepen armë bërthamore “të çmendurve”, duke iu referuar udhëheqjes së Iranit.
Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump u shpreh se ka pasur një “ndryshim total të regjimit” në Iran, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi këtë pretendim.
Ai theksoi se zhvillimet e fundit, përfshirë sulmet amerikano-izraelite, kanë ndikuar në ndryshimin e qasjes së udhëheqjes iraniane.
Sipas tij, përfaqësuesit aktualë me të cilët po zhvillohen negociata janë “shumë më të arsyeshëm” krahasuar me ata të mëparshëm.
“Ishin të çmendur. Njerëzit me të cilët po negociojmë tani në emër të Iranit janë shumë më të arsyeshëm”, tha Trump.
/abcnews.al/


