Anglezët të çmendur pas Rashicës, jo vetëm çmimi i kartonit pengesë

schedule17:28 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 17:28 - 27 Dhjetor, 2019

Milot Rashica është një dëshirë merkatoje. Anglezët e Aston Villa po mendohen mirë për transferimin e yllit nga Vushtrria, i cili është një nga lojtarët më të spikatur te Werder Bremen. Problemet janë dy.

Skuadra gjermane renditet në vendin e dytë nga fundi dhe rrezikon shumë, ndaj në janar shitja e Rashicës nuk shikohet si lëvizja e duhur. Arritja e marrëveshjes konsiderohet mjaft e vështirë, edhe për faktin që Werder kërkon 35 milionë sterlina për kartonin e tij.

Aston Villa i ka mundësitë për ta bërë një shpenzim të këtij niveli, por nga ana tjetër po mundohet të rregullojë bilancet ë u përkeqësuan pas shpenzimeve të bëra në verë. “The Athletic” raporton se nga ana tjetër Rashica është i gatshëm të largohet nga skuadra gjermane.

Problem tjetër është fakti që ai kërkon një skuadër që luan në Champions League dhe Aston Villa nuk bën pjesë në atë kategori klubesh që lufton për vendet e sipërme në klasifikim. Madje këtë sezon synohet mbijetesa, pasi renditet në zonën e ftohtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!