Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nëndetësja” del sërish/ Dinamo City mundi me përmbysje 4-1 Elbasanin dhe kthehet në garë

schedule13:50 - 5 Prill, 2026

schedule 13:50 - 5 Prill, 2026

Ndërprerja e kampionatit duket se I ka bërë mirë Dinamo Soto, që kthehet në fushë me një fitore të madhe me përmbysje 4-1 kundër Elbasanit.

Skuadra e Irlir Dajës reagoi pas një ndeshje të nisur keq, ku miqtë kaluan në epërsi që në minuytën e tretë me Xhonatan Lajthinë.

Sfida do të merrte një tjerër rrjedhë në shtesën e pjesës së parë. Bregu barazoi shifrat duke goditur saktë një penallti të polemizuar fortë nga Elbasanit.



Pas pushimit, “Blutë” e kryeqytetit vulosën fitoren me tre gola të tjerë. Malomo në minutën e 51-të I hapi rrugën përmbysjes. Më pas Lorenzo Vila dhe sërish Dejvi Bregu vulosën fitoren e Dinamo Siti, që kthehet sërish në garë për një vend në “final four” pasi ka 43 pikë në vendin e pestë, vetë 1 më pak se Partizani.

Të kuqtë e kryeqytetit u dorëzuan në shtëpi 2-0 në ndeshjen e tyre kundër Vllaznisë.

Skuadra shkodrane tregoi edhe një herë forcën, duke u gjitur sërish në vendin e parë të renditjes me 56 pikë.

Kevin Dodaj ishte protagonisti absolut në këtë ndeshje, me talentin e Vllaznisë që shënoi të dy golat e fitores së vonë të skuadrës së tij.

Nëse formacioni i Edi Martinit shkon I qetë drejt “finaleve”, me këtë humbje, Partizani ndjen fort presionin e rivalëve në klasifikim.

Te fitorja është kthyer edhe Egnatia, që në ndeshjen e saj të javës së 30-të, mundi 3-0 Bylis.

Adjessa shënoi të tre golat e fitores për kampionët në fuqi të Shqipërisë, që ngjiten në vendin e dytë të klasisfikimit me 54 pikë.

Nga ana tjetër, humbja ndërlikon pozitat e Bylis, që gjithsesi mbetet për momentin jashtë zonës së ftohtë të renditjes.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!