Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I dënuari për rrëmbim kapet në Spanjë / 40-vjeçari nga Saranda mori peng dhe vrau Ridvan Lamajn për pazare droge në 2015

schedule09:40 - 5 Prill, 2026

schedule 09:40 - 5 Prill, 2026

Policia Spanjolle me kërkesë të Interpol Tirana ka arrestur të shumëkërkuarin Adrian Ogiçin.

40-vjecari nga Saranda Adrian Ogiçi është shpllur në kërkim nga autoritetet shqiptare, pasi është dënuar me 20 vite burg për veprat penale “Rrëmbimi i personit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim”.

Më 2015-ën Ogiçi dyshohet se në bashkëpunim me Vitor Islamin dhe persona të tjerë të paidentifikuar, kanë rrëmbyer në shëtitoren e Sarandës shtetasin Ridvan Lamaj.  Denoncimi në atë kohë u bë nga bashkëshortja dhe vëllai i Lamajt.



Lamaj u fut me forcë në një automjet, ku dyshohet se më pas u transportua drejt zonës së Xarrës në Konispol. Aty dyshohet të jetë ekzekutuar, pavarësisht se trupi i tij nuk u gjet kurrë.

Adrian Ogiçi, Vitor Islami dhe Ridvan Lamaj, sipas hetimeve kanë pasur njohje të mëparshme dhe marrëdhënie shoqërore, ndërmjet tyre.

Sipas gjykatës, të pandehurit Ogiçi e Islami, si dhe i dëmtuari Ridvan Lamaj janë përfshirë në trafikun e kanabisit drejt Greqisë.

Ky trafik bëhej duke e transportuar kanabis, me këmbë, drejt Greqise, ku i pandehuri Adrian Ogiçi, ishte në rolin e financuesit dhe siguruesit të lëndës narkotike.

Ndërsa Vitor Islami, së bashku me shtetasit Ridvan Lamaj bënin transportimin.

Prishja e pazarevë të drogës dyshohet se soli edhe konfliktin mes trafikantëve pasi Ridvan Lamaj kishte humbur një ngarkesë kanabisi.

Gjykata e Krimeve të Rënda në 2017 dënoi në total Ogiçin dhe Viktor Islamin me 39 vite burgim për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të Ridvan Lamajt.

Islami mori 19 vjet dënim, ndërkohë që i dyshuari si bashkëpunëtor i tij Adrian Ogiçi u dënua me 20 vjet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!