Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pashkët katolike, Presidenti Begaj uron besimtarët: Mesazh shprese, paqeje dhe dashurie

schedule08:07 - 5 Prill, 2026

schedule 08:07 - 5 Prill, 2026

Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët për festën e Pashkës, duke theksuar mesazhin e shpresës, dashurisë dhe triumfit të së mirës mbi të keqen.

Në urimin e tij, Kreu i Shtetit e cilëson Pashkën si një simbol të dritës që mposht errësirën dhe të jetës si forcë e pashtershme që udhëheq njerëzimin.

Ai nënvizoi se kjo festë e shenjtë rikujton se Zoti nuk i braktis kurrë besimtarët dhe se dashuria hyjnore është më e fortë se çdo sfidë, duke uruar që kjo ditë të sjellë paqe, gëzim dhe bekime në çdo familje.



“Gëzuar Pashkën! Pashka është besimi se e mira fiton mbi të keqen, mundimi mbi padrejtësinë, dashuria mbi forcën dhe drita mbi errësirën. Pashka është besimi se jeta është forca e pashtershme që na udhëheq. Pashka është shpresë dhe gëzim. Kjo festë na kujton se Zoti nuk na braktis kurrë dhe se dashuria e Tij është më e fortë edhe se vdekja. Uroj që kjo ditë e shenjtë të sjellë gëzim, paqe dhe bekime në familjet tuaja!”, shkruan Begaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!