Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kremtohet Pashka/” Ringjallja e Krishtit”, besimtarët luten për paqe dhe begati

schedule07:56 - 5 Prill, 2026

schedule 07:56 - 5 Prill, 2026

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën.  Ringjalljen e Krishtit, triumfin e jetës mbi vdekjen.

Qindra besimtarë në Tiranë të dielën e nisën në Katedralen e “Shën Palit” ku morën pjesë në meshën e shenjtë.

Mesazhi që vjen në këtë ditë të rëndësishme në kalendarin e krishterë është për më shumë paqe, e solidaritet mes njëri tjetrit.



Ndërsa në meshën solemne të mbrëmjes së të shtunës   ku besimtarët pritën  ngjalljen e Jezu Krishtit Arqipeshkvi i Metropolit Tiranë Durrës apeloi për më shumë mirëkuptim në këto kohë sfiduese.

Këngët liturgjike e lutjet krijuan një moment reflektimi e shprese mes besimtarëve.

Pashka është një moment që bashkon familjet.  Pas ceremonive besimtarët bashkohen në tryezën tradicionale duke ndarë më njëri tjetrin gëzimin e kësaj dite të veçantë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!