Luftëtari ka vendosur t’ia besojë stolin Neritan Novit, ndërkohë që mbetet të përcaktohet se kush do të jetë krahu i tij i djathtë. Dritan Kristidhi mbetet trajner portierësh, ndërkohë që risia është Nikolin Çoçlli. Ai ka lënë Partizanin U17 dhe do të jetë drejtor teknik i bluzinjve.
Në Gjirokastër pikëpyetjet më të madhe lidhen me lojtarë si Donald Rapo dhe Realdo Fili, të cilët duan të provojnë të tjera aventura në vazhdim. Në klub saktësojnë se ata janë nën kontratë, ndërkohë që së fundmi është tentuar edhe rikthimi i mbrojtësit Cerez Hilgen.
Vetë holandezi e ka zbuluar diçka të tillë, në një prononcim të dhënë për “het amsterdamsche voetbal”. Mes të tjerave ai ka deklaruar: “Shkoi pak më ndryshe nga se kisha shpresuar. Kam kaluar mirë në Greqi, por doja të shkoja më lart. Kjo ishte e mundur përmes Shqipërisë.
Në mes të shtatorit u largua trajneri Duro dhe morën një grek. Ai tha shumë gjëra që nuk ishin të vërteta. Pas largimit të tij, klubi më thirri dhe më pyeti nëse doja të kthehesha, por nuk do ta bëj diçka të tillë”. /abcnews.al