Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

78-vjeçari në Korçë u gjet i pajetë dhe me shenja dhune/ Detaje: Nuk ishte vdekje natyrale, u godit në kokë…

schedule17:36 - 2 Prill, 2026

schedule 17:36 - 2 Prill, 2026

Policia konfirmon se ngjarja e sotme nuk ka të bëjë me vdekje për shkaqe natyrore por është ngjarje kriminale. 78 vjeçari është goditur në kokë me mjete të forta, çka i ka shkaktuar vdekjen.

Në komisariat janë shoqëruar të gjithë familjarët dhe të afërmit e viktimës ku u janë marrë deklarimet për konflikte të mundshme. Për të zbardhur dinamikën, motivet dhe autorin/autorët, policia dhe prokuroria po përdorin metoda speciale hetimi.

Hetimet janë përqendruar në dy pista, atë të vjedhjes me pasojë vdekjen pavarësisht se në banesën e viktimës nuk janë konstatuar vjedhje të hollash apo sende me vlerë, dhe vrasja për motive të tjera.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!