Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Hëna e sotme që trondit marredhëniet: Çfarë po na zbulon qielli këtë 2 prill?”

schedule13:59 - 2 Prill, 2026

schedule 13:59 - 2 Prill, 2026

Në studion e mëngjesit, Kristianа Filip vjen me një paralajmërim intrigues: Hëna e plotë në Peshore nuk është e qetë këtë herë. Përkundrazi, ajo sjell në sipërfaqe të fshehtat, tensionet dhe të pathënat që kanë kohë që ziejnë në heshtje.

Sipas saj, kjo periudhë nuk favorizon harmoninë në marrëdhënie. Emocionet janë të forta, reagimet të papritura dhe shumë lidhje mund të kalojnë në prova të forta. “Duhet të ndalemi, të reflektojmë dhe të kuptojmë çfarë po ndodh realisht brenda nesh,” thekson ajo.

Peshorja, si shenjë, kërkon ekuilibër dhe drejtësi, por këtë herë na përball me hijet tona: varësinë nga të tjerët, pavendosmërinë dhe konfliktet e fshehura. Mesazhi është i qartë – paqja nuk vjen duke shmangur të vërtetën.



Ndërkohë, ndikimet planetare shtojnë tensionin. Afërdita, planeti i dashurisë dhe parave, ndodhet në një pozicion të dobët, duke reflektuar edhe në ekonomi dhe tregje. Luhatjet financiare dhe pasiguria globale, sipas Kristianës, nuk janë rastësi.

Por kjo Hënë nuk është vetëm sfidë – është edhe një mundësi. Një moment për të rishikuar drejtimin, për të hequr iluzionet dhe për të ndërtuar marrëdhënie më të vërteta. Nga avokate në studiuese të astrologjisë, rrugëtimi i saj personal është po aq transformues sa mesazhi që përcjell: “Misioni im është t’i largoj njerëzit nga horoskopët sipërfaqësorë dhe t’i çoj drejt një kuptimi më të thellë të vetes.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!