Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paralajmëron ambasada amerikane në Irak: Irani mund të synojë universitetet në Bagdad

schedule21:42 - 29 Mars, 2026

schedule 21:42 - 29 Mars, 2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Irak ka paralajmëruar për një kërcënim të mundshëm nga Irani dhe milicitë e lidhura me të ndaj universiteteve amerikane në Bagdad, si dhe në qytetet Sulejmanije dhe Dohuk.

Në një deklaratë zyrtare, ambasada theksoi se Irani dhe grupet e armatosura aleate “mund të synojnë universitetet amerikane” në këto zona, duke shtuar se tashmë janë regjistruar “sulme të gjera kundër qytetarëve amerikanë dhe objektivave të lidhura me Shtetet e Bashkuara në të gjithë Irakun”.

Ambasada përsëriti thirrjen për qytetarët amerikanë që të largohen nga Iraku, për shkak të rrezikut të përshkallëzimit të situatës së sigurisë.



Ndërkohë, tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm pas përplasjes ushtarake midis Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Irani, duke detyruar shumë universitete në Lindjen e Mesme të kalojnë në mësimdhënie online për arsye sigurie.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!