Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Goditi me qytën e pistoletës pronarin e lokalit, pas disa orësh kërkime, arrestohet 28-vjeçari në Kavajë

schedule17:25 - 29 Mars, 2026

schedule 17:25 - 29 Mars, 2026

KAVAJË- Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka kanosur dy klientë në një lokal dhe ka goditur në kokë, me qytën e pistoletës, pronarin e lokalit, shtetasin 64 vjeç.

Si pasojë e goditjes 64-vjeçari ka marrë lëndime të lehta. Gjatë tentativës për t’u larguar, 28-vjeçari hodhi armën e zjarrit, e cila u gjet gjatë kontrollit në terren dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë morën njoftim, rreth orës 09:40 të ditës së sotme, se një shtetas i armatosur kishte hyrë në një bar-kafe në lagjen nr. 2, në qytetin e Kavajës, ku kishte kanosur klientët dhe kishte goditur me qytën e pistoletës pronarin e lokalit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë shkuan në adresën e dhënë, por shtetasi i armatosur, për t’i shpëtuar Policisë, ishte larguar me shpejtësi me automjet dhe, gjatë largimit, kishte dëmtuar edhe një automjet të parkuar. Shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje, duke koordinuar veprimet me Forcat Operacionale të DVP Durrës. Gjatë ndjekjes, si pasojë e shpejtësisë së lartë, shtetasi i armatosur humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe u përplas me trafikndarësen dhe me një automjet tjetër. Më pas, ai braktisi automjetin dhe u largua nga vendi i aksidentit. Shërbime të shumta të Policisë vijuan kontrollet në zonë. Pas disa orësh kërkimesh, duke përdorur dhe metodat speciale të hetimit, Forcat Operacionale të DVP Durrës bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasi  28 vjeç, banues në Kavajë, person me precedent kriminal në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.



Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!