Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pranga shpërndarësve të drogës/ Tiranë, 9 persona në qeli, shisnin drogë në lokale nate

schedule13:32 - 28 Mars, 2026

schedule 13:32 - 28 Mars, 2026

Policia e Tiranës ka arrestuar 9 persona, punonjës dhe administratorë lokalesh nate në zonën e Ish-Bllokut, të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. 2 te tjere janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit shpërndanin lëndët narkotike si kokainë dhe ekstazi brenda në lokalet e nates.

Gjatë hetimeve janë arrestuar dhe Bujar e Elvis Lezo, xhaxha e nip të lidhur me të nëjtin rrjet shpërndarje të cilëve iu gjetën dhe sekuestruan 2200 tableta ekstazi. Bujar dhe Elvis Lezo e merrnin lëndën narkotike nga Italia në rrugë tokësore dhe më pas e përgatisnin në banesën e tyre në “Ali Dem”.



Po ashtu, policia ka arrestuar në flagrancë dhe Orges Jahelezin i cili kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ky i fundit rezulton i dënuar më parë për trafik droge.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar rreth 100 gramë kokainë, 2200 tableta ekstazi dhe 11 aparate celularë.

Të arrestuar:

Enis Haxhiaj

Akil Ndreu

Klevis Maqellari

Raul Loka

Endrijus Shaliu

Ergi Hasani

Migert Balla

Arli Gjokmeli

Fradjo Keli

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!