Hotelet e perandorisë së Donald Trump, janë në ditët më të këqija. Të kthyer në një objekt të një lufte ideologjike dhe politike, hotelet janë pothuajse të boshatisura.
Ajo që është në pikën kulmore të aktiviteteve të Trump, është dhënia me qera e zyrave. Janë zyra që nuk mbajnë emrin e kreut të shtëpisë së bardhë dhe për këtë arsye janë lënë jashtë përplasjes politike.
Nga New York dhe San Francisko, qytete simbol të rezistencës së presidentit amerikan, qeratë e zyrave në pallatet në pronësi të Trump, janë gjithnjë në rritje, duke ndihmuar kështu kasafortën e perandorisë Trump. Ky fenomen i ka lejuar Organizatës Trump që të mbajë të ardhura të qëndrueshme në këto vite që Trump ka qenë në Shtëpinë e Bardhë./abcnews.al


