Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Bordi i Transparencës, derisa çmimet të stabilizohen”/ Ibrahimaj: Kujdesemi që çmimet të rikthehen në nivelin e parakrizës

schedule10:40 - 27 Mars, 2026

schedule 10:40 - 27 Mars, 2026

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj thotë se Bordi i Transparencës do e ushtrojë aktivitetin derisa çmimet të stabilizohen.

Në një konferencë për gazetarët, Ibrahimaj u shpreh qeveria do kujdeset që çmimet të rikthehen në nivelin e parakrizës.

Ibrahimaj shtoi se do ketë paketë ndihme për kategoritë në nevojë, nëse do jetë e nevojshme.



“Ne kemi ngritur Bordin e Transapencës, përcaktojmë çmimet ditore të karburanteve. nuk ka afat të përfundimit të aktivitetit Do e mbajmë bordin deri sa të kemi stabilitet të çmimeve. Kjo është granaci. Do kujdesimi që çmimi i karburanteve të kthehet në nivelet e para krizës, nëse çmimet në bursë shkojnë në nivelet e para krizës. Unë dua të riktheksoj, karburanti me shportën e konsumit, kanë peshë 2 përqind, për një familje mesatare shqiptare. Kemi gjykuar që për pensionistët, çmimi më i ndjeshëm është ai i energjisë elektrike dhe ushqimeve. Ne nuk ndryshuam çmimin e ndryshimeve të energjisë elektrike dhe ndërhymë me disa paketa për kategoritë në nevojë. Jemi hartuar një kartë që do ndërhyjë për akcizën, në nivelin 20 përqind. Do bëhet publike në momentin e duhur. Në përgjithësi, ekonomia shqiptare bazohet në importe, prodhimi apo çmimet, ndikohen nga çmimet e importeve. Çmimet përcaktohen nga oferta dhe kërkesa. Jemi në monitorim”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!