Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ekonomia në 2025 u rrit me 3.8%”/ Ibrahimaj: Investimet ne Shqipëri në rritje. Transporti dhe ndërtimi, performancë pozitive

schedule10:27 - 27 Mars, 2026

schedule 10:27 - 27 Mars, 2026

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka paraqitur një panoramë të përzier të performancës së ekonomisë shqiptare gjatë tremujorit të fundit, ku disa sektorë kanë shënuar rritje të qëndrueshme, ndërsa të tjerë kanë pësuar rënie.

Sipas saj, ndërtimi dhe transporti kanë qenë ndër sektorët me performancën më pozitive, ndërkohë që komunikacioni dhe bujqësia kanë regjistruar tkurrje. Në të njëjtën kohë, sektori i teknologjisë dhe informacionit ka vijuar trendin rritës, duke reflektuar zhvillime pozitive në këtë fushë.

Ibrahimaj theksoi se, pavarësisht luhatjeve mes sektorëve, treguesit kryesorë sinjalizojnë stabilitet të ekonomisë shqiptare, rritje të eksporteve dhe një interes në rritje nga investitorët e huaj, çka sipas saj po ndikon drejtpërdrejt në shtimin e investimeve në vend.



“Sipas sektorëve më të detajuar, sektorët që kanë pasur performancë më pozitive kanë qenë ndërtimi, transporti, performancë negative ka pasur sektori i komunikacionit. Rënia është ndikuar nga ecuria e aktiviteteve, apo publiciteteve që janë brenda këtij sektori. Sektori i teknologjisë dhe informacionit ka qenë në rritje përgjatë këtij 3-mujori. Një tjetër sektor që ka rezultuar në rënie është sektori i pyjeve, peshkim dhe i bujqësisë.

Brenda bujqësisë më lini që të shpjegohem që këtu bëhet fjalë për sektorin bujqësore jo atë agroindustrial. Sa i takon kërkesës, struktura e kërkesës mbetet e pandryshuar. Eksportet janë rritur. Të gjitha treguesit që u paraqitën më parë janë tregues të tregojnë për një zhvillim për 3 mujorin e fundit, kurse për gjithë vitin 3.5% pak më e ulët se rrija e parashikuar nga qeveria 3.9%. Të gjithë treguesit tregojnë për një stabilitet të ekonomisë shqiptare. Si kërkesa e brendshme, por edhe oreksi i kompanive të huaja ka qenë në rritje,  ka qenë në rritje, çka do të thotë se të investimet janë në rritje”, tha Ibrahimaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!