VARSHAVË– Pritja ka marrë fund dhe emocionet e shqiptarëve janë në kulm. Në orën 20:45, Kombëtarja e Shqipërisë zbret në fushë në Varshavë për një përballje vendimtare ndaj Polonisë, në ndeshjen e parë të “play-off” për Botërorin 2026.
Ndërkohë, pak orë para startit të takimit, është bërë publik edhe formacioni zyrtar i kuqezinjve për këtë sfidë të rëndësishme.
Formacionet:
Polonia: Grabara, Kedziora, Bednarek, Kiwior, Cash, Szymanski, Zielinski, Skoras, Kaminski, Rozga, Lewandowski.
Shqipëria: Strakosha; Mitaj, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj; Asllani, Shehu, Laçi; Hoxha, Bajrami, Uzuni.


Kombëtarja shqiptare ka të kaluar në përgjithësi të vështirë ndaj rivalit të sotëm, Polonisë, sidomos në fushë kundërshtare. Që nga viti 1949 e deri më sot, ndaj Polonisë kemi luajtur 15 herë, kemi fituar dy ndeshje, që të dyja në kryeqytetin tonë me shifrat 2-0, dhe kemi dalë tri herë barazim./abcnews.al


