Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çmimi i naftës, Demo: Bordi i Transparencës do të mblidhet sot dhe do të dalë me një vendim

schedule10:34 - 26 Mars, 2026

schedule 10:34 - 26 Mars, 2026

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo deklaroi se këtë të enjte do të mblidhet Bordi i Transparencës dhe do të dalë me një vendim, lidhur me çmimin e naftës.

Për gazetarët, Demo tha se duhet të ketë transparencë për çmimet.

“Sa i përket Bordit, Bordi sot do të mblidhet. Është duke marrë gjithë informacionin sa i përket lëvizjes së çmimeve dhe mbi të gjitha ndryshimeve që ka çmimi i bursës. Bordi do të dalë me një vendimmarrje sot. Kuptohet që rritja e çmimit të naftës dhe aq më tepër inflacioni që ajo sjell në produktet në një bazë të gjerë kërkon një kohë të caktuar. Të garantojmë transparencën duke filluar me produktet bazë dhe ato si nafta që të mos ketë spekulim në treg. Qeveria është e gatshme të marrë masat e duhura kur ne gjykojmë që barra për qytetarët është jo e vogël dhe do të marrim masat e duhura nëpërmjet Bordit ose institucioneve të tjera”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!