Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Banorët e shohin dhe njoftojnë policinë, 37 vjeçari nga Fieri kapet “mat”

schedule09:13 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 09:13 - 27 Dhjetor, 2019

Policia e Fierit ka arrestuar një person duke vjedhur lagjen “Sheq i Madh” pas informacioneve të marra nga qytetarët.

Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin F. K., 37 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, i cili kishte hyrë për të vjedhur brenda nje banese.

“Pas marrjes së një telefonate në Sallën Operative në numrin unik 112, se një shtetas i panjohur dyshohet se po vidhte banesën e shtetasit A. V., menjëherë në vendngjarje ka shkuar patrulla e policisë e cila bëri të mundur kapjen në flagrancë të autorit të dyshuar bashkë me 2 aparate celularë të vjedhura”- njofton policia.



Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Vjedhja”.

“Policia e Fierit falënderon qytetarët për mbështetjen dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të ligjit duke i garantuar anonimatin dhe një reagim në kohë të policisë”- theksohet në njoftimin e policisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!