TIRANË– Detaje të reja dalin në dritë nga krimi dyfishtë në fshatin Kuman të Roskovecit, ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj qëlloi për vdekje gruan e tij Dashuri Rrapaj dhe më pas kreu vetëvrasje.
Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi nga vendi i ngjarjes raporton bazuar në dëshmitë e banorëve se i moshuari para krimit e ka tërhequr zvarrë gruan nga oborri i banesës dhe e ka futur brenda shtëpisë dhe më pas e qëlluar për vdekje me armë gjahu.
Çifti ishin prindër të tetë fëmijëve.
“Krimi ka tronditur të gjithë fshatin Kuman. Ekspertët po marrin dëshmitë e banorëve. Nga të dhënat paraprake, 80-vjeçari ka tentuar edhe më herët të lëndojë vetën.
Kjo konfirmohet nga vetë banorët. Motivet mbeten ende të paqarta.
Sipas informacioneve, i moshuari e ka tërhequr zvarrë nga oborri bashkëshorten dhe më pas e ka futur në banesë dhe e ka qëlluar me armën e gjahut”, tha gazetarja./abcnews.al


