Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla: Fokusi është më shumë në çështjet e veçanta. Që nga koha e krijimit të Kushtetutës ka ardhur koha që popullit t’i jepet zëri i duhur. Është përcaktuar që të jetë disa afate. Mendojmë që i gjithë procesi në Gjykatën Kushtetuese, për referendumet, e cila kërkon 60-70 ditë kohë, të kemi parasysh që e gjitha kjo të mos marrë më shumë se 30 ditë kohë. Kishte mendime nëse duhet të zhvillohet një referendum në kohë zgjedhore: Ka dy qëndrime, pro dhe kundër. Ka vende që i lejojmë dhe , ne do i kemi të dyja. Ligji për referendumet i munguar prej kohësh në Shqipëri, ka pasur shumë tentativa edhe në sesionin e kaluar. Në legjislaturë të Kuvendit të Shqipëri, do të kemi ndryshime të legjislaturës. Pas mbylljes së negoaciatave, Shqipëria duhet ndryshojë legjislacionin. Në këtë këndvështrim duhet të jemi të përgatitur që t’i iniciojmë këto procese në kohë.
Referendum në kohë zgjedhjesh?/ Balla: Ka dy qëndrime. Fokusi në çështjet e veçanta
schedule12:59 - 24 Mars, 2026
schedule 12:59 - 24 Mars, 2026
