Nafta i është rikthyer përsëri shtrenjtimit në tregjet ndërkombëtare duke tejkaluar 100 dollarë për fuci.
Kjo erdhi pasi dolën në pah informacione kontradiktore për bisedime të mundshme midis SHBA-së dhe Iranit.
Të martën në Azi, çmimi i naftës u rrit me 4% në 103.94 dollarë për fuçi, ndërsa pësoi një ënie me më shumë se 10% të hënën, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shtyu me 5 ditë për sulmet ndaj termocentraleve iraniane, duke thënë se Uashingtoni kishte pasur biseda “produktive” me Teheranin.
Por Teherani hodhi poshtë pretendimet se kishte qenë në kontakt me Uashingtonin, duke i quajtur ato një përpjekje për të manipuluar tregjet.
Të shtunën, Trump kishte thënë se do të “shkatërronte” termocentralet iraniane nëse rruga kryesore e transportit detar të Ngushticës së Hormuzit nuk rihapej brenda 48 orësh, me Iranin që tha se do të përgjigjej duke synuar infrastrukturën kyçe në rajon.
Këto komente tronditën tregjet, duke bërë që çmimi i naftës Brent të arrinte në 113 dollarë për fuçi.
Që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, Irani e ka bllokuar në mënyrë efektive rrugën ujore. Rreth 20% e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë zakonisht kalon nëpër ngushticë – dhe konflikti ka rritur ndjeshëm çmimet globale të karburantit.
Vendet anembanë botës kanë ndërmarrë hapa për të lehtësuar ndikimin e çmimeve më të larta të energjisë dhe ndërprerjeve të furnizimit.
SHBA-të kanë hequr përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse dhe iraniane që është tashmë në det të hapur për të lehtësuar mungesat./abcnews.al


