TIRANË– Analisti i njohur Frrok Çupi, i ftuar në “Real Story” u shpreh se procesi i referendumit që përmendi kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste ishte i pritshëm, ndërsa shikon se janë të gjitha kushtet, që ai të jetësohet.
“Referendumi, të paktën siç shihet, qe i pritshëm dhe me siguri do jetë një realitet. Referendumi, frontin e parë e ka me qytetërimin europian. Një referendum rikonfirmon dëshirën dhe vullnetin, gatishmërinë për në BE.
Me siguri që ka agjenda politike. Është një riformim i kësaj që quhet “shteti shqiptar”. Vijmë nga një situatë që na kanë paragjykuat, por dhe ne kemi patur probleme të mëdha”, tha ai.
Gjatë diskutimit në studio, Çupi tregoi dhe arsyet për të cilat mund të përdoret referendumi edhe në çështjet e brendshme.
“Ky referendum bëhet për arsye të një përcaktimi shumë të saktë, për qëndrimin tonë në kontinent, me aleatët, qëndrimin tonë pro-evropian.
Një referendum i jep të drejtën parlamentin shqiptar dhe kryeministrit shqiptar të flasë ndryshe dhe me garanci, sepse i gjithë projekti është për të shkuar në BE.
Për sa i takon projektit të brendshëm, është projekti i drejtësisë.
Nuk është për t’i sqaruar pozicionet më shumë sesa për t’i rivendosur, sepse reforma në drejtësi ka plot probleme në raport, qoftë dhe me atë diskutim që po bëhet në Itali. Cilët janë kufijtë e legjislativit, ekzekutivit me drejtësinë.”, tha Çupi./abcnews.al


