Për herë të parë që nga katastrofa e Çernobilit e vitit 1986 pema e Krishtlidjes është vendosur në sheshin qendror të Pripyat.
I njohur tashmë si qyteti fantazmë, pema i ka dhënë tjetër atmosferë këtij sheshi. Dikur shtëpia e më shumë se 47.000 banorëve, rreth 3 km nga ish-uzina bërthamore, por për shkak të ndotjes nga rrezatimi ka mbetur e shkretë.
Ish-banorët u kthyen në qytetin e braktisur për të dekoruar pemën me foto familjare, si pjesë e një fushate të organizuar nga Association of Chernobyl Tour Operators.
Disa prej tyre sollën edhe dekorime të orës si një simbol i rrjedhës së kohës dhe faktit që me kalimin e kohës qyteti nuk vdes, por ringjallet./abcnews.al