Të dy mund të quhen heronj. Myrto Uzuni në një krah dhe legjenda franceze e portës, Hugo Joris, në tjetrën, ishin protagonistë sipas mënyrës së tyre në duelin Ostin-Los Anxhelos FC në ligën profesioniste amerikane.
Sulmuesi i Shqipërisë ishte i pafat, ndërsa portieri veteran vendosi një rekord.
Në 62’, Uzuni shënoi një gol shumë të bukur, por gabimet e shokëve bënë që ai të mos vlente.
Mëkat për ekzekutimin, sepse një lojtar I Ostinit ishte në pozicion jashtë loje dhe pengoi portierin, ndërsa pati edhe një ndërhyrje të gabuar në zonë.
Ylli kuqezi mori edhe të verdhë për protesta.
Pafatësia e tij u bë e plotë në minutën e tretë shtesë, dhe fajtor për këtë ishte Joris.
Uzuni tentoi sërish golin, por gardiani francez grushtoi.
Kjo pritje bëri që ai të vendoste një rekord të ri në ligën profesioniste të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke mos pësuar gol në 5 ndeshjet e para.
Sa për shqiptarin, ai nuk është shumë I kënaqur me nisjen e sezonit, pasi në këto 5 sfida ka shënuar vetëm një herë./abcnews.al


