Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Gola shqiptarë në Europë/ Stiven Shpendi, Bujar Pllana dhe Taulant Seferi janë autorët

schedule12:37 - 23 Mars, 2026

schedule 12:37 - 23 Mars, 2026

Dikush do të vishet kuqezi, e dikush jo, por profesionin e tyre po e bëjnë siç duhet. Tre futbollistë shqiptarë realizuan në ligat e ndryshme europiane këtë fundjavë dhe këta janë Stiven Shpendi, Bujar Pllana dhe Taulant Seferi.

Sulmuesi 22-vjeçar, që nuk është thirrur ende asnjëherë në kombëtare, sikur i tha trajnerit Silvinjo “jam këtu”. Shënoi dy herë në Serinë B italiane, ndërsa Empoli mundi 4-2 Peskarën, duke përfituar edhe nga epërsia numerike.

Shpendi goditi në 9’ për 1-0, dhe pastaj i dha sërish avantazhin toskanëve për 3-2 në 65’. Empoli nuk është në sezon të mirë, duke qenë në mesin e tabelës në Serinë B, por edicioni është tepër pozitiv për shqiptarin, që ka 13 rrjeta gjithsej dhe është shënuesi i dytë më i mirë i kampionatit.



Në elitën e Polonisë, autor goli ishte Bujar Pllana. Mbrojtësi shqiptar nga Kosova, e festoi siç duhet ftesën që iu bë nga Silvinjo për ndeshjet e plej ofit për në Botëror, duke shënuar në Superligën polake, në fitoren 2-1 që ekipi I tij, Lehia i Gdanskut, arriti ndaj rivalit Pogon.

Realizoi golin e parë të ndeshjes, dhe ishte rrjeta e tij e parë për këtë sezon në kampionat.

Në Turqi, ndërkaq, vazhdon të dallohet Taulant Seferi.

Në Ligën e Parë, pra në nivelin e dytë të futbollit turk, ai I dha fitoren Bodrumsporit, 1-0 në stadiumin e Istanbulsporit, duke tundur rrjetën në 8’.

Për Seferin janë 16 gola e 8 asistë këtë sezon.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!